Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

15 Korrik 2026 | 12:28

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Përlleshaj u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kishte caktuar dënimin me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së Luis Meçes vendosi 10 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve, Mario Përlleshaj u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, u shpreh se ishte dhënë një lloj drejtësie, por familja kishte kërkuar një dënim më të rëndë. “Është dhënë një lloj drejtësie, por ne kërkonim më shumë”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Konflikti përfundoi me vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026