Muzeu i Dëshmisë e Kujtesës në Shkodër, 2023 shënoi numrin më të lartë të vizitorëve
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës është ndër vendet e preferuara të turistëve që vizitojnë Shkodrën, pasi mbart në brëndësi pjesë shumë të rëndësishme të identitetit kombëtar, gjë e cila bën kureshtarë turistët.
Sipas drejtuesit të këtij muzeu, Pjerin Mirdita, viti që u përmbyll ishte nga më të suksesshmit.
“Ishte një vit I suksesshëm duhet thanë ku numri I vizitorëve ka qenë më I larti në krahasim me vitet e tjerat .vizitorët kanë qenë kryesisht nga vendet e Europës . Shumë vizitorë që kanë ardhë nga vendet e Evropës perëndimore , Gjermania, Italia ,Franca gjithashtu dhe vizitorë të cilët vijnë nga evropa lindore”, tha Mirdita.
Por çfarë i tërheq më shumë turistët drejtë këtij muzeu?
“Ata besfasohen Kur njihen me këtë muze pasi është i vetem vend në Shqiperi që është I vendosur në një hapësirë autentike SI ishte burgu I qytetit të Shkodrës”, tha Mirdita.
“Jeni ndoshta në kontektstin e memorialeve të ndryshme që Janë në Evropë kryesisht ato të luftës së dyte botërore, sic janë kampe të ndryshme të përqëndrimit ai Aushvitch, Dakau, Mat’hausen, normalisht ketu jemi me përmasa krejt të tjerat por normalisht thelbi është ky, pra vendet e vuajtes ti rikthehen për të treguar njerëzve sot, shoqëruaë njerëzore sot, çfarë është në gjendje sot vete njeriu të bëjë”, tha Mirdita.
A po bëhet sa duhet që të rinjtë të shkojnë drejtë këtij muzeu?
“Të rinjtë duhet të jemi në të rriturit që ti orientojmë dhe ti tërheqim. Janë të rinjtë dhe SI çdo I ri normalisht dhe ne Kur ishim të ri, energjitë janë të kanalizuara në një drejtim të caktuar por duhet të jemi gjithmonë ne që duhet të jemi orientuesit e tyre”, tha Mirdita.
“Ata kanë interes, shkollat e qytetit e vizitojnë këtë muze por jam i bindur që këta duhet të jenë politika kombëtarë dhe institucionale që të ndodhin ashtu si ndodh në shkollat evropiane, ku keto kurrikula janë pjese e orëve mësimore”, shtoi Mirdita.
Kryeministri Rama premtoi që shumë shpejt ky muzeu do i nënshtrohet një rikonstruktimi tërësor, i cili pritet ti japë vëmendjen dhe rëndësinë që i takon këtij vendi që mbart në brëndësi, historinë e errët të një regjimi, më barbari në të gjithë Evropën.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet