Ekspozita në prag të festave, punimet artizanale të Elbasanit në Muzeun Etnografik

20 Dhjetor 2023 | 17:19

Ndërthurja e të kaluarës me të tashmen vjen me një shumëllojshmëri punimesh dore, ku zonjat elbasanase vijojnë të ruajnë traditën dhe kulturën shekullore. Me qëllim promovimin dhe ruajtjen e traditës, në Muzeun Etnografik, është hapur një ekspozitë mjaft e veçantë.

Etleva Mata, është njëra që përpiqet të mbajë gjallë traditën e artizanatit në qytetin e Elbasanit.

“Menduam të hapim këtë ekspozitë me ftesën e stafit të muzeut, para festave sepse interesi ka qenë i madh për muzeun. Këto punime janë realizuar nga një grup i vogël artizanësh, sot për sot ne jemi 7-8 artizanë, që punojmë në mënyrë individuale. Nevoja për të nxjerrë punime sa më të bukura na ka bërë që të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën. Duke krijuar një kënd këtu brenda dhe atmosfera ka një pamje krejt ndryshe. Të jep tamam atë idenë e një këndi të bukur artizanal. Çdokush që do vijë ta vizitojë do të ngacmohej nga këto punime kaq të bukura”, thotë artizania Etleva Mata.

Ajo tregon se si i është përkushtuar për dekada të tëra punimeve me dantellë dhe qëndisjeve, duke ua trashëguar këtë zanat edhe brezave të rinj në familje.

“Qëllimi kryesor është jo vetëm ekspozimi, por dhe prezantimi dhe përcjellja tek brezi i ri, që këto punime të trashëgohen. Që të fillojnë të trashëgohen edhe nga të rinjtë, sepse përndryshe nuk mund ta ruajmë dot traditën”, shprehet ajo.

Teksa vizitojmë ekspozitën me punimet artizanale takojmë Kejsi Dikën. Një nga nxënëset e shkollës që vizituan muzeun.

“Më pëlqen shumë si një nismë e bukur, ku pas mësimit do të mësojmë për kulturën që ka ekzistuar më parë. Duke qëndisur qeleshe apo gjëra të tjera është shumë bukur. Më pëlqen shumë të qëndis sidomos qeleshet e vjetra, edhe puna e rruazave është shumë e bukur”, thotë Kejsi.

Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Elbasan thotë se nisma është ndërmarrë në kuadër të promovimit të artizanëve dhe zejeve si profesione në zhdukje.

“Duke parë një fluks të turistëve që vijnë në muzeun etnografik në qytetin e Elbasanit, ne marrim dhe nisma me shumë njerëz që kultivojnë artizanatin. Dhe i japim mundësi që të gjitha produktet e tyre t’i ekspozojnë dhe të promovojnë këto punime”, shprehet Kliton Kapaj, drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Elbasan.

Elbasani mbetet një prej zonave ku artizanati ruhet brez pas brezi dhe ku zonjat elbasanase po përpiqen ta promovojnë çdo ditë e më tepër atë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026