Çelet ekspozita grafike në Fier, vajzat e Mustafa Arapit vazhdojnë traditën

27 Nëntor 2023 | 17:09

Në kuadër të veprimtarive për festat e Nëntorit, në Galerinë e Artit në qytetin e Fierit u çel ekspozita grafike me vepra të artistit Mustafa Arapi si edhe të dy vajzave të tij që vijojnë këtë tradite.

Në 39 veprat e ekspozuara vihet re një krijimtari artistike e larmishme dhe cilësore, ku grafika artistike shfaqet në një dimension të plotë.

Kuratori i ekspozitës Arben Koliçi thotë se qëllimi primar në këtë paraqitje është të kthehet vëmendja tek ky lloj zhanri artistik, që është mjaft i vlerësuar edhe në botë.

Veprat e Mustafa Arapit, i larguar nga jeta, qëndrojnë në harmoni të plotë me krijimtarinë artistike të dy vajzave Dorina dhe Holta të cilat kanë trashëguar krahas njohurive, dashurinë për artin.

Ekspozita u ndoq me interes nga artistë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026