Billa, feston ditëlindjen me hapjen e showroomit të ri. Ekspozita më e madhe në Jug

17 Nëntor 2023 | 16:03

“Billa” investon në qytetin e Lushnjës, duke hapur ekspozitën më të madhe në jug të vendit. Nëntori i këtij viti shënon përvjetorin e 16-të për distributorin më të madh në vend për pllaka, parkete, hidrosanitare dhe mobilie. “Billa” feston ditëlindjen duke hapur në qytetin e Lushnjës showroom-in e ri.

Ky është dhe një ndër investimet më të mëdha në këtë rajon në vitet e fundit. Organizimi i kësaj ekspozite ofron jo vetëm mundësi të reja punësimi në zonë, por edhe lehtësi e mundësi zgjedhje shumë herë më të lartë për gjithë klientet në jug të vendit.

Këto ditë festive për kompaninë “Billa” do të shoqërohen në gjithë vendin me ofertën më fantastike të 16 viteve të fundit. Për 10 ditë, nga data 16-25 nëntor çmimet e të gjitha produkteve do jenë si kurrë më parë, në të gjitha shoëroom-et “Billa”.

“Kjo ekspozitë këtu është më e mirë se ekspozita e Tiranës. Do të thotë se Lushnja ka standardin për të zgjedhur produktet më të mirë se në kryeqytet dhe kjo për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Ne kemi zakon dhe në kulturën tonë që për çdo ditëlindje dhe për çdo investim të tillë, ne e përkthejmë në një ofertë shumë të mirë. Do të jemi 10 ditë me një ofertë shumë të mirë ku do të preken vijat e kuqe. Kam kënaqësinë më të madhe t’i shërbejmë gjithë Shqipërisë, kudo që valëvitet flamuri ynë, me superofertë që do ta prekin me dorën tuaj të gjithë pa përjashtim”, deklaroi drejtuesi i kompanisë “Billa”, Jetmir Billa.

Viti 2023 vazhdon të jetë një vit tjetër i suksesshëm për kompaninë “Billa”, e cila shikon rritje të pandalshme brenda vendit, por dhe jashtë kufijve të tij.

Në sajë të zhvillimit të degëve të distribucionit e showroom-eve në Belgjikë e Spanjë, kjo kompani zgjeron çdo ditë e më tepër kanalin e saj të shitjeve në tregun evropian dhe atë global.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026