Muzeu i artit mesjetar Korçë, gjatë 2023 u vizitua nga më shumë se 30 mijë turistë
Më shumë se 30 mijë turistë kanë vizituar gjatë vitit që lamë pas muzeun e Artit Mesjetar në Korçë. Në këtë institucion ndodhen disa prej ikonave më të rralla të shekullit të 16 dhe 17-të.
Muzeu i Artit Mesjetar ne Korçë, i cili ofron një eksperiencë magjepsëse, edhe gjatë vitit 2023 ka qenë institucioni më i vizituar nga turistët vendas e të huaj.
Drejtoresha e këtij muzeu Fjoralba Prifti tha se gjatë vitit të kaluar muzeu është vizituar nga më shumë se 30 mijë turistë, duke theksuar rritjen e interesit edhe turistet vendas.
Sipas saj turistët mrekullohen nga objektet e ekspozuara në këtë muze, objekte që i përkasin shekullit të XIII ndërkohë pjesa më e madhe e tyre i përket shekullit të XVI-XVIII, periudhës kur ikonografia shqiptare kishte kulmin e saj.
“Viti 2023 ka qenë një vit shumë i suksesshëm dhe numërohen mbi 30 mijë vizitorë më shumë janë të huaj, por kemi edhe shtim të vizitorëve vendas.
Harmonia midis ndërtesës bashkëkohore dhe ikonave mesjetare është një surprizë shumë e madhe për vizitorët vendas dhe të huaj. Ndihen të kënaqur dhe njihen me vlerat e trashëgimisë tonë kulturore të cilën nuk e kanë njohur më parë, kjo e bën shumë të vizituar dhe të kërkuar”,-tha Fjoralba Prifti.
Për të tërhequr sa më shumë vizitore, Muzeu i Artit Mesjetar ka çelur gjatë sezonit turistik disa ekspozita me ikona të cilat shfaqeshin për herë të parë.
“Krahas ekspozitës së përhershme ne bëjmë edhe ekspozita të përkohshme me ikona të pa ekspozuara më parë të cilat restaurohen nga restauratorët tanë, janë çdo vit diku tek 30 ikona që restaurohen dhe më pas e njohim publikun me to.
Sa i përket numrit të vizitorëve çdo muaj ka pasur surprizat e veta, por numri më i madh mbetet gjatë sezonit veror ku kanë mundësinë të shohin ikonat që i përkasin shekullit të 13-të deri në fillim shek 20″.
Edhe në ditët e para të këtij viti nuk kanë munguar kureshtaret e historisë dhe kulturës.
“Vij nga Italia, akoma do ta vizitoj por duket shumë interesante. Të them të vërtetën interesante ma ka bërë kunati sepse e ka vizituar disa herë, kështu që kurioziteti është rritur tek unë”,-tha vizitorja.
“Ky muze kur e kam parë për herë të parë më ka bërë shumë përshtypje, informacioni, ciceroni që flet disa gjuhë të huaja, prandaj kam sjellë motrën dhe tim shoq që jetojnë në Itali për ta parë edhe njëherë.
Kur futesh këtu të bën përshtypje pjesa e parë holli, të gjitha ikonat dhe ngjyrat e tyre të japin një ndjesi paksa qiellore”,-u shpreh vizitorja,
Në muzeun e artit mesjetar në Korçë, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë ndodhen me shume se 7200 ikona, 400 prej të cilave janë të ekspozuara për vizitorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve