70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit
70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14 prill-30 maj dhe interesi më i lartë është shfaqur tek mbështetja me naftë falas.
Sipas rajoneve, numri më i lartë i aplikimeve regjistrohet në qarqet, ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar; Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Skemat e subvencioneve këtë vit do të jepen me pagesa direkte, në blegtori, bletari, fara-fidanë, bimë mjekësore, ferma organike dhe naftë.
Por, cilat janë procedurat deri në kalimin e fondeve? Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.
Ndër kriteret kryesore është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Nga ana tjetër, për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numrin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari, do të kryhet verifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.
Fondi është 33 mln euro këtë vit, ndërkohë që në vitin 2024, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit