‘700 mijë euro’, policia hap tenderin për blerje pistoletash dhe automatikësh

15 Korrik 2022 | 19:31

Policia e Shtetit do të harxhojë rreth 700 mijë euro për blerjen e armëve.

Sipas dokumetave të siguruara nga Euronews Albania, blutë kanë nevojë për pistoleta të kalibrit 9 x 19 milimetra dhe armë automatike po të të njëjtin kalibër.

Tenderi është i ndarë në dy lote me rreth 400 mijë euro që do përdoren për blerjne pistoleta dhe 300 mijë për armët automatike.

Ky është një tender i kufizuar në fushën e sigurisë. Dokumentat e tenderit do t’i vihen në dispozicion vetëm operatorëve ekonomikë të interesuar me anë të paraqitjes së një kërkese me shkrim pranë policisë së shtetit.

Autoriteti kontraktor fton jo më pak se 3 kandidatë, duke garantuar konkurrencë dhe barazi.

Përveç rasteve kur numri i ofertuesve që kanë shprehur interes është më i ulët se minimumi i kërkuar.

Pak javë më parë policia hapi një tjetër tender për marrjen me qira në 134 automjeteve me vlerë rreth 5 milionë euro.

Gjysma e parave do përdoret per mjete elektrike dhe pjesa tjetër për mjete të cilat punojnë me karburant.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026