700 ushtarë ukrainas dhe mbi 1000 civilë mbahen robër nga Rusia

16 Prill 2022 | 20:48

Rreth 700 trupa ukrainase mbahen robër nga forcat ruse, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministren ukrainase.

“Sa i përket ushtrisë jemi pothuajse barazim: ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër”, tha Iryna Vereshchuk.

Politikania ukrainase tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1000 civilë, rreth gjysma e të cilëve ishin gra, raporton Sky News.

“Fatkeqësisht ka shumë civilë tanë në robëri. Ata kapën më shumë se 1000 persona dhe për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra”, shtoi Vereshchuk.

Ajo tha se Ukraina ishte e vendosur të mos shkëmbente ushtarë me civilë, diçka e ndaluar nga Konventa e Gjenevës.

“Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase”, tha zv.kryeministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026