8 mld lekë për energjinë/ KESH kërkon para për importet, transferohen nga buxheti

25 Shtator 2022 | 18:43

Qeveria ka transferuar 8 mld lekë për Korporatën Energjitike.

Fondi do të dedikohet për sektorin e energjisë, dhe shkon njëherazi me vendimin për rritjes së çmimit të rrymës te abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 KW.

Shuma është pjesë e transhit të dytë nga fondi i miratuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit, për Korporatën elektroenergjetike Shqiptare.

Qëllimi i kësaj transferte në prag të dimrit është të mbulojë me likuiditet KESH-in për operacionet e tij në blerjen e energjisë në treg të huaj apo nevoja operacionale.

Kjo shumë është pjesë e buxhetit prej 28 miliardë lekë në total, 20 prej të cilave për subvencione.

LEXONI GHITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026