8 vite me ulje-ngritje, trashëgimia e Bill Clinton si president i SHBA

3 Korrik 2023 | 16:36

Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri me 2001.

8 vite të mbushura me ulje dhe ngritje, por Clinton do të mbahet mend si presidenti që solli prosperitet dhe progres në jetën e qytetarëve amerikanë

Ja cilat ishin sukseset e tij në të gjitha fushatë ekonomi, drejtësi, apo edhe çështje sociale:

Gjatë presidencës së tij u regjistrua zgjerimi më i madh ekonomik në historinë amerikane.

Në 8 vite u krijuan më shumë se 22 milionë vende të reja pune.

Pronësia më e lartë e shtëpive në historinë amerikane. Një ekonomi e fortë dhe disiplinë fiskale mbajtën normat e interesit të ulëta, duke bërë të mundur që më shumë familje të blejnë shtëpi.

Një tjetër sukses ishte fakti se në 30 vite u regjistrua papunësia më e ulët.

Rritja e standardeve arsimore, dyfishimi i investimeve në arsim dhe trajnim i dha më shumë mundësi të rinjve dhe familjeve amerikane.

Presidenti Clinton dhe zv.presidenti Gore dyfishuan ndihmën financiare për studentët.

Gjatë 8 viteve shërbim, 95% të shkollave u pajis me internet.

Shkalla më e ulët e krimit në 26 vite është një nga progreset e presidencës Clinton, ku u vlerësua për faktin se u vendosën 100 mijë policë në rrugë

Presidenti Clinton dekretoi legjislacionin më gjithëpërfshirës të sigurisë së armëve, një çështje me shumë rëndësi për amerikanët.

Akti i Pushimit Familjar dhe Mjekësor për 20 milionë amerikanë ndihmoi familjet.

Reformat e ndërmarra bënë që qytetarët të kishin të ardhurat më të larta në të gjitha nivelet.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe u regjistrua shkalla më e ulët e varfërisë në 20 vjet.

Ai u vlerësua për uljen e numrit të lindjeve te adoleshentët, po ashtu u regjistrua shkalla më e ulët e vdekshmërisë foshnjore në historinë amerikane.

Presidenti Clinton çaktivizoi më shumë se 1700 koka bërthamore nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ai Mbrojti miliona hektarë tokë amerikane, shleu 360 miliardë dollarë të borxhit kombëtar. Në tre dekada qeveria pati shpenzimet më të ulëta. Numri i familjeve që zotërojnë aksione u rrit me 40% që nga 1992. Një tjetër sukses për të cilin vlerësohet e mbahet mend Bill Clinton është sepse kishte

kabinetin më të larmishëm në historinë amerikane. Presidenti ka emëruar më shumë afrikano-amerikanë, gra dhe hispanikë në kabinet se çdo president tjetër në historinë amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026