85 mijë vizitorë vendas dhe të huaj e vizituan Butrintin 7 muajt e parë të vitit

14 Gusht 2024 | 18:35

Rrënojat 2500-vjeçare të Butrintit kombinuar me natyrën plotë gjelbërinë, janë atraksion i pashmangshëm për turistët në jug të vendit.

Parku arkeologjik,  më i madhi në vendin tonë  po njeh të huajt me rrënjët e popullit shqiptar. Holandezë, francezë e më së shumti italianë, pohojnë se në Butrint nuk prisnin të gjenin kaq shumë histori, të ruajtur po kaq mirë, përmes mureve që flasin për identitetin e kombit tonë.

“Jam nga Holanda, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë dhe specifikisht këtë vend. Është shumë bukur ka histori gjithkund. Më pëlqeu shumë pjesa e bazilikës dhe kalaja me pjesën historike dhe gjelbërimin jashtë. Më pëlqeu vërtet shumë.  Këtu është gjithçka e ruajtur mirë, mund të shohësh se si dhomat kanë qenë të ndërtuara. Përpara se të vija këtu nuk dija asgjë për historinë tuaj, thjesht ndoqa prindërit e mi, nuk e dija që ky vend kishte kaq shumë për të treguar”, thotë një vizitor

Për këtë turiste franceze parku ishte një surprizë përtej imagjinatës së saj dhe mezi pret të sjellë miqtë e saj aty për ta vizituar atë nga afër.

“Është shumë interesante të shohësh ndërtime të tilla në periudha në ndryshme kohore. Përpara se të vija këtu nuk dija asgjë për historinë e Butrintit, nuk e kisha imagjinuar qe kishte kaq shumë histori këtu. Jam e impresionuar, do ta sugjeroja patjetër te miqtë e mi”, shprehet ajo.

Parku Kombëtar i Butrintit është për çdo vit magnet për turistët nga mbarë bota. Për 7 muajit e parë të këtij viti Butrintin e kanë parë 85.000 vizitorë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026