9 persona kanë vdekur nga ethet e Nilit në Serbi
Deri më tani në Serbi janë regjistruar 205 raste me ethet e Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga mushkonjat, ndërsa nëntë pacientë kanë vdekur për shkak të komplikimeve të sëmundjes.
Më së shumti raste infektimesh janë raportuar në Beograd.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje sezonale, një sëmundje më e zakonshme gjatë periudhës së aktivitetit më të madh të mushkonjave.
Për zonën gjeografike të Serbisë është karakteristikë që mushkonjat aktivizohen në pranverë dhe periudha e aktivitetit të tyre intensiv është nga fundi i majit deri në shtator, shkruan Euronews Serbia.
Sezoni i transmetimit të virusit të Nilit Perëndimor në Serbi zakonisht zgjat nga qershori deri në nëntor. Ethet e Nilit Perëndimor kanë qenë të pranishme në zona të caktuara të Evropës që nga vitet 1960, dhe raste sporadike dhe epidemi të vogla në popullatën njerëzore janë regjistruar në disa vende të Evropës Lindore dhe Jugore gjatë 15 viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët