9 vende të BE-së nënshkruajnë dokumentin e përbashkët për emigracionin
Nëntë vende të BE-së kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të riinterpretohet për të lejuar ndryshimin e politikave mbi emigracionin.
Dokumenti është pjesë e një përpjekjeje të udhëhequr nga Italia dhe Danimarka dhe është nënshkruar gjithashtu nga liderët e Austrisë, Belgjikës, Çekisë, Polonisë dhe 3 vendet baltike.
Firmëtarët, që janë të mendimit se dëbimi i emigrantëve që kryejnë krime duhet të jetë më i lehtë, kanë nënvizuar se interpretimi i konventës duhet të rishikohet.
“Është me rëndësi të shqyrtohet nëse gjykatat e kanë ekzagjeruar efektin e konventës përtej synimeve origjinale të saj, duke alternuar balancën e mbrojtjes”, thuhet në dokument.
Nënshkruesit janë shprehur të bindur se, interpretimi i gjykatave në disa raste ka kufizuar kapacitetet e qeverive për të marrë vendime politike në shërbim të demokracisë.
Mesazhi i liderëve të 9 vendeve vjen në një kohë kur partitë anti-emigracion në Evropë kanë rritur popullaritetin e tyre.
Gjatë një konference për shtyp me homologen daneze Mette Frederiksen, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se letra synon të hapë një debat politik mbi disa nga konventat evropiane dhe kapacitetet e tyre për t’u përballur me sfidat e ditëve të sotme, duke filluar pikërisht me emigracionin.
Gjithashtu, në letër, Meloni, Frederiksen dhe bashkëfirmëtarët e tjerë kanë paraqitur disa ndryshime konkrete që do të dëshironin të bëheshin realitet.
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret