90 minuta ‘ndeshje’ Biden-Trump, detajet e debatit të pazakontë mes kandidatëve

26 Qershor 2024 | 14:14

Debati i premtes mes presidentit Joe Biden dhe kandidati republikan Donald Trump pritet të përcaktojë dhe fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Gjithë vëmendja e opinionit në SHBA dhe ekspertëve të fushatave është në mënyrën sesi dy politikanët do të dalin nga kjo përballje. Një performancë e dobët për këdo prej kandidatëve, mund të vulosë dhe fatin e zgjedhjeve në nëntor të këtij viti.

Por cilat janë rregullat për të cilat dy kandidatët kanë rëndë dakord? Debati do të transmetohet live në median e cilësuar si më të rëndësishme në SHBA, CNN. Televizioni do të transmetojë në anglisht dhe në spanjisht. Ai do të zgjasë 90 minuta dhe gjatë transmetimit live do të ketë vetëm 2 ndërprerje publicitare. Njerëzit e stafit të Trump dhe Biden nuk do të komunikojnë me eprorët e tyre gjatë 90 minutave. Në kohën që një kandidat flet, mikrofoni i kandidatit tjetër do të jetë i fikur për të mos shkaktuar ndërprerje. Nuk lejohet përdorimi i promterit, dhe as marrja e shënimeve më vete. Kandidatët do të kenë vetëm një stilolaps dhe një letër të bardhë për të mbajtur shënime gjatë bisedës. Në studio nuk do të ketë spektator për të shmangur reagimet emocionale.

Disa nga universitetet dhe mediat më të rëndësishme në SHBA kanë marrë përsipër që të kryejnë sondazhe në kohë reale gjatë debatit për secilin kandidat.

Debatet e kandidatëve në televizion janë traditë në SHBA që prej vitit 1960, me përballjen e famshme mes Kenedit dhe Nikson. Por debati Biden-Trump cilësohet më i pazakonshme në histori. Kjo për shkak se dy kandidatët po dalin në ‘ringun televiziv” ende pa u shpallur kandidatë zyrtarë nga partitë e tyre. Zakonisht debatet presidenciale janë zhvilluar në muajin Shtator ose Tetori, pak javë para ditës së votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026