999 portrete shqiptare në një shesh, Cuka sjell diversitetin e të qenit një komb
Pas 3 viteve punë fotografi David Cuka mblodhi bashkë 999 portrete shqiptarësh, sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm në një ekspozitë që nisi në sheshin “Skënderbej” për t’u zhvendosur më pas në sheshin “Italia”.
“Jam shumë i lumtur pa diskutim që 999 njerëz vendosën me dëshirën e tyre të plotë për t’u fotografuar dhe për t’u bërë pjesë e këtij projekti kaq masiv,” – tha ai.
Që nga gushti i 2019-tës, Davidi, jo vetëm ka punuar me personazhet në projekt, por dhe ka krijuar lidhjet njerëzore me ta. Sipas fotografit ka qenë e rëndësishme që portretet të vijnë bruto dhe të dalë në pah pjesa e brendshme e çdo imazhi.
Davidi thotë se ekspozita e tij do i kalojë kufijtë, ndërsa premton se do të punojë për 999 portrete të tjera.
“Ky është vetëm fillimi i gjërave të bukura. Do të ketë një 999-2 sepse dua tja shtoj sfidat vetes. Për momentin po mendojmë për 999-1 ta zhvendosim diku jashtë. Nuk mund të them dot më shumë, por besoj që kjo ekspozitë nuk do jetë vetëm në sheshet e Shqipërisë, por gjithashtu dhe jashtë saj,” – u shpreh ai.
Fotografi synon të lërë gjurmë dhe portretet e 999 shqiptarëve të përdoren si hartë demografike për të kuptuar ndër të tjera se sa kemi ndryshuar ne si shoqëri.
Por, a ka pasur një personazh të preferuar? Davidi tregoi se fotot rastësore, ato të realizuara pa asnjë planifikim janë dhe ato që ka më pranë zemre.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)