Pagat e futbollistëve në Angli, mungon marrëveshja mes palëve për rishikimin e kontratave
Të mërkurën drejtuesit e Premier League patën një takim me sindikatën e futbollistëve profesionistë dhe përfaqësues të shoqatës së menaxherëve, për të diskutuar në lidhje me mundësinë e rishikimit të kontratave të futbollistëve, pasi ndërprerja e aktivitetit po vendos klubet në një vështirësi ekonomike.
Ndonëse bisedimet kanë vijuar për disa orë, nuk është arritur një marrëveshje, siç e kanë njoftuar vetë anëtarët e kësaj mbledhjeje. Të enjten dhe të premten do të vijojnë bisedimet për të gjetur një alternativë që t’i kënaqë të gjitha palët. Në rrethanat kur nuk dihet se kur do të rinisë aktiviteti sportiv, është krijuar pasiguri tek futbollistët dhe menaxherët e tyre, të cilët nuk kanë pranuar që të kenë reduktim të pagave.
Deri më tani Tottenhem është i vetmi klub në “Premier League” që u ka ulur pagat të gjithë punonjësve në 20%. Në anën tjetër ka pasur dhe trajnerë apo futbollistë që kanë gjetur konsensusin me klubet e tyre për të nënshkruar një marrëveshje të re, me detaje financiare të rishikuara.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West