Lajçak pas takimin me Kurtin: U fol për dialogun, në fund të vizitës do të bëj deklarata politike
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimin të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk do të bëjë deklarata politike deri në përfundim të vizitës së tij tre-ditore në Kosovë.
“E e dini që kam një vizitë tre-ditore, takime me palë të ndryshme dhe do t’ju jap përgjigjen pasi të përfundojnë, sepse sapo kam filluar. Tani do të takoj zoti Bislimin, për të vazhduar diskutimet më në detaje”, u shpreh Lajçak.
Miroslav Lajçak tha se gjatë takimit me z. Kurti tema më e rëndësishme e bisedës ishte dialogu Kosovë-Serbi, por është diskutuar edhe mbi të ardhmen e Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal.
Lajçak nuk dha një datë për takimin e ardhshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, por tha se po punohet në atë drejtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.