Serbia kremton Ditën e re Kombëtare të Bashkimit Serb dhe tregon forcën duke turbulluar ujërat në Ballkan
Serbia ka një nisur një traditë të re duke festuar Ditën Kombëtare të Bashkimit Serb, gjë që ka ndezur shqetësime tek shtetet fqinje të Ballkanit Perëndimor.
Të mërkurën e 15 shtatorit, Beogradi kremtoi një festë të re kombëtare e cila u shoqërua me marshime dhe shfaqe të fuqisë ushtarake si dhe thirrje për bashkimin e të gjithë serbëve në Ballkan nën një flamur.
Serbëve iu kërkua të shfaqnin mijëra flamuj kombëtarë kuq, blu e të bardhë në banesat e tyre për të kremtuar “Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb”.
Kjo festë e re kombëtare përkon me ditën kur ushtria Mbretërore Serbe së bashku me trupat franceze mposhti forcat e Aksit në betejën e famshme të Luftës së Parë Botërore në veri të Greqisë në vitin 1918.
Presidenti Aleksandar Vucic ishte gjithashtu prezent teksa u shfaq duke mbikëqyrur shfaqen e artilerisë së rëndë ushtarake në parkun e Beogradit dhe duke lavdëruar gatishmërinë e ushtrisë serbe për “t’iu përgjigjur çdo lloj kërcënimi të jashtëm”.
Vucic gjithashtu tha se ushtria e tij ishte “5 herë më e fuqishme” se ajo e disa viteve më parë, dhe e shoqëroi këtë deklaratë duke lajmëruar blerjet e pajisjeve të reja ushtarake.
Këto shfaqje kanë shkaktuar shqetësim ndërmjet fqinjëve, dekada të tëra pasi thirrje të ngjashme pasuan me luftërat vrastare të viteve 90.
Më shumë se 2 dekada më parë, forcat serbe me mbështetjen financiare dhe politike të Beogradit drejtuan fushata të përgjakshme në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, me qëllim formimin e “Serbisë së Madhe”.
Fushatat u munduan edhe pse pa sukses, të rishkruanin kufijtë e brendshëm të ish-Jugosllavisë dhe të krijonin një shtet të vetëm Serb.
Këto thirrje të përditësuara për të bashkuar rreth 1.3 milionë serbë që jetojnë në Bosnje, Mal të Zi, Kosovë dhe Kroaci me Serbinë kanë rritur tensionet në Ballkan.
Presidenti kroat, Zoran Milanovic tha se atij nuk i besohej që serbët “nuk kanë asgjë më të rëndësishme apo më të zgjuar për të bërë” se sa të krijojnë këto festa kombëtare të cilat shkelin mbi marrëdhëniet e brendshme të shteteve fqinje.
Ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vulin u përgjigj me shpejtësi duke thënë se “nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ruajtja e identitetit Serb”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës