Kosova në udhëkryq politik, Albin Kurti i përgjigjet letrës së Hashim Thaçit

3 Prill 2020 | 05:26

Menjëherë pas përfundimit të konsultimeve me krerët e të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pas shkarkimit të qeverisë, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë lëvizjen e radhës. Përmes një letre ai i ka kërkuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që të propozojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar letrën e kreut të shtetit kosovar Hashim Thaçi duke thënë se do t’i përgjigjet  në një moment të përshtatshëm. Sipas kryeministrit në detyrë,  Presidenti i Republikës ka vendosur të anashkalojë nenin 82 pika 2, i cili flet për situatën pas mocionit të suksesshëm që përfundoi me rrëzimin e qeverisë.

“Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”. Ky është komenti që ka bërë kryeministri në detyrë i Kosovës ndaj letrës së Presidentit Hashim Thaçi.

Lexoni gjithashtu: 

Qeveria e re, Thaçi i dërgon letër Kurtit: Mandatoni emrin e Kryeministrit të ri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026