Hapet Teatri i Operas dhe Baletit, performojnë Placido Domingo dhe Ermonela Jaho
Pas pesë vitesh Tetari i Operas dhe Baletit me një mbrëmje gala, inauguroi ambientet e reja të Godinës e në të njëjtën kohë i hapi rrugën sezonit të ri artistik.
Në tapetin e kuq parada e personaliteteve të ftuar, që tregonin protagonizmin me veshjet e tyre, nuk ishin vetëm nga bota e artit, ndonëse këta të fundit ishin të paktë në numër.
Mbrëmja e shumëpritur solli një nga emrat më të mirë operistikë, Placido Domingon, dhe sopranon e mirë njohur Ermonela Jahon, ndërsa në ekranin e vendosur jashtë institucionit nuk u transmetua asnjë moment nga shfaqja për ata që mbrëmjen kishin zgjedhur ta kalonin jashtë me miqtë.
Inaugurimi i shtëpisë së re të shumë pritur të artistëve, nisi me një dokumentar të gjatë, ku rrëfehej puna e madhe dhe dëshirën e artisteve për ambiente bashkëkohore, për t’ia lënë mes padurimit radhën artistëve.
Shfaqja nisi me balet, për të vijuar me operën e parë shqiptare, Mrikën, e për ta ja lënë radhën pjesëve të tjera të punuara nga repertori botërore, dhe performancën artistëve të mbrëmjes.
Zhani Ciko, ish-drejtor i këtij teatri dhe artisti tregon përshtypjet e tij, për mbrëmjen.
“Përshtypja është e mirë nga e gjithë kjo shfaqje”, theksoi ai.
Edhe sonte, Tetari i Operas do të dhurojë një tjetër mbrëmje gala, teksa tashmë sytë do të mbesin tek prodhimi artistik.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta