Teuta-Vllaznia, përballja më e rëndësishme e kësaj jave
Skënderbeu dhe Partizani do kërkojnë pikët e para në ndeshjen e kësaj të shtune.
Skuadra e Migen Memellit do tentojë të marrë një rezultat pozitiv pas humbjes me Tiranën një javë më parë, ndërsa “Demat” u mundën minimalisht nga Teuta në takimin e pak ditëve më parë.
Juglindorët nuk do të kenë kapitenin Zguro, i pezulluar pasi u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë në kampin korçar besimi është i lartë për një rezultat pozitiv ndaj “të kuqve”.
“Është ndeshje shumë e rëndësishme edhe pse me bindje të plotë e them se do jemi një skuadër që do përballemi me Partizanin si një skuadër e barabartë”, tha trajneri i Skënderbeut Migen Memelli.
Të shtunën Vllaznia dhe Teuta do të kenë një tjetër përballje pas finales së Superkupës së Shqipërisë.
Shkodranët do të kërkojnë vazhdimësinë pas suksesit në takimin me Laçin, ndaj kampionëve të Teutës që e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri, duke mundur Partizanin.
“Kemi vetëbesim dhe jemi në rrugën e duhur. Kemi një dëshirë mjaft të madhe për të marrë 3 pikët. Duhet të punojmë fort, në mënyrë që të arrijmë sa më mirë te zona e finalizimit dhe për të qenë sa më konkret dhe cinikë në rastet tona”, tha trajneri Thomas Brdariç.
Të dielën do luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë me Kukësin që takon Kastriotin, ndërsa Tirana ndeshet me Egnatian.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq