Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

20 Shtator 2021 | 10:13

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës.

Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh.

Forcat speciale kanë qenë të pranishme në kufi për të nisur zbatimin e vendimit.

Ndërkohë të hënën në mëngjes presidenti serb Vuçiç lajmëroi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë për këtë çështje. Takimi do të zhvillohet të martën në orën 10:00.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026