Triumfojnë drama ‘The Crown’ dhe komedia ‘Ted Lasso’ në çmimet Emmy
Drama mbretërore “The Crown” dhe komedia “Ted Lasso” janë triumfuesit e çmimeve kryesore Emmy, një natë e dominuar nga shfaqjet e filmave, talentet britanike dhe trofe të fituara më së shumti nga gratë.
Drama që kthen në vëmendje dashurinë për shahun “The Queens Gambit” u vlerësua seriali më i mirë.
Jason Sudeikis, ylli dhe bashkë-krijuesi i “Ted Lasso”, u vlerësua aktori më i mirë i komedisë.
Trofe pati edhe për britanikët Hannah Waddingham dhe Brett Goldstein për rolet e tyre mbështetëse në filmin e një ekipi të futbollit anglez që luftoi dhe gjatë ditëve të errëta të pandemisë.
Michaela Coel, fitoi çmimin për skenarin e dramës “I May Destroy You”.
Britanikja Jessica Hobbs u vlerësua për regjinë e filmit “The Crown”.
Shtatë nga 12 çmimet e aktrimit shkuan për britanikët, përfshirë Olivia Colman dhe Josh O’Connor për rolin e Mbretëreshës Elizabeth dhe trashëgimtarit të fronit Princi Charles në sezonin e katërt të “The Crown” që u përqëndrua në martesën e Charles dhe Princeshës Diana.
Kate Winslet fitoi trofeun e aktores kryesore për rolin e saj si një detektive në seritë “Mare of Easttown”, ndërsa Ewan McGregor ishte një fitues surprizë për interpretimin e stilistit të modës tek “Halston”.
Për shkak të pandemisë edicioni i 73-të i çmimeve Emmy u zhvillua në një ambient të hapur me një listë të reduktuar të pjesëmarrësve, por pavarësisht kësaj eventi u mbyll me sukses.
LEXONI GJITHASHTU:
- Artes Ferruni, shqiptarja e parë që vlerësohet në çmimet Emmy
- Schitt’s Creek, Succession dhe Watchmen rrëmbejnë Çmimet Emmy
- Shpallen nominimet për çmimet ‘Emmy‘, serialet ‘Crown’ dhe ‘The Mandalorian’ kryesojnë garën
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë