Petar Petkoviç për ‘reciprocitetin e targave’: Populli serb nuk do rrijë i heshtur

21 Shtator 2021 | 08:40

Petar Petkoviç drejtor i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ndryshimin e targave në kufi.

“Reciprociteti për targat” është kthyer në një çështje të tensionuar, ndërsa vetë Petkoviç ka thënë se populli serb nuk do rrijë i heshtur ndaj këtij vendimi.

“Kjo po dëmton jetën në veri të Kosovës, sepse këto janë vetura, që përveç të tjerash, transportojnë pacientët tanë, transportojnë fëmijë, dhe gjëra bazike ushqimore,” – deklaroi shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën.

Nga ana tjetër Kurti tha se reciprociteti “u imponua” nga Serbia, duke qenë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë nuk njeh as targat e saj.

Përballë kësaj situate BE ka kërkuar përmbajtje dhe ulje të tensioneve, teksa ka angazhuar të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, që të ndërmjetësojë zgjidhje.

Të hënën qeveria e Kosovës bëri me dije se të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, diçka që mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026