Reciprociteti për targat, ministri Sveçla: Situata paraqitet e qetë
Që prej vendimit të qeverisë së Kosovës, për zbatimin e reciprocitetit në kufi mbi targat e përkohshme, forcat e policisë në kufi janë shtuar në mënyrë të ndjeshme.
Mjete të blinduara dhe forca speciale janë stacionuar në doganë, që pas protestës së djeshme të qytetarëve serbë. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, situata është nën kontroll.
“Gjendja e sigurisë është e qetë dhe Policia e Kosovës të gjithat masat e nevojshme që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Ky vendim është legjitim”, u shpreh ministri.
Një ditë më parë, ishin me dhjetëra automjete që u kthyen në kufi, pasi nuk pranuan të paguanin 5 euro për të hequr targat serbe dhe të vendosnin targat e përkohshme.
Të shumtë ishin edhe pasagjerët e autobusëve që u detyruan të vazhdonin në këmbë.
Po sipas ministrit Sveçla, kjo masa e marrë, nuk ka për qëllim të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq