Gjobiten mbi 220 persona, “polici” i Europol përfundon në pranga
Policia e Shtetit, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, ka gjobitur me 10.000 lekë, 223 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Po gjatë 24 orëve të fundit është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, 1 shtetas, në Tiranë, pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit kurse 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.
Rasti më i çuditshëm është zbuluar në Shkodër, ku gjatë kontrolleve një 42-vjecar, banues në Lezhë, është arrestuar. Ndërsa drejtonte një mjet tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje. Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.
Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara. Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative, për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me shtetasin e arrestuar në flagrancë”.
Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Ndërkohë për të qarkulluar me automjet, duhet aplikuar për autorim në Policinë e Shtetit.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta