Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

21 Shtator 2021 | 16:12

Shtatë persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë si pasojë  e COVID-19.

Të dhënat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se janë evidentuar edhe 137 raste të reja.

Gjithashtu janë regjistruar 1434 të shëruar dhe kjo ka çuar në uljen e numrit të rasteve aktive.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani janë regjistruar 2912 të vdekur nga COVID-19. Në lidhje me procesin e vaksinimit deri tani janë administruar gjithsej 17 634 doza.

Autoritetet ftojnë qytetarët të mos hezitojnë, por t’u drejtohen qendrave për marrjen e vaksinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026