Autoportreti i Frida Kahlo ofrohet me një çmim rekord prej $30 milionë
Një autoportret i ikonës meksikane të pikturës, Frida Kahlo, me figurën e burrit të saj Diego Rivera në qendër të ballit, pritet të thyejë rekordin duke u bërë vepra më e shtrenjtë e artit të Amerikës Latine që orohet në shitje.
Pikturën e ofron për shitje Shtëpia e ankandeve Sotheby’s me një çmim prej 30 milionë dollarësh.
Sa i përket pikturës ajo është e vitit 1949 dhe titullohet “Diego y yo” (Diego dhe unë).
Autoportreti në vetvete është një pikturë magjepsëse, që nxjerr në pah artisten meksikane dhe marrëdhënien e trazuar me burrin e saj.
“Diego y yo” do të shfaqet për publikun në Hong Kong nga 7 deri më 11 Tetor, si dhe në Londër nga 22-25 Tetor. Më pas do të kthehet në Nju Jork për ekspozitë përpara shitjes në muajin Nëntor.
“Frida Kahlo është një ikonë globale e artit modern, vepra e së cilës është e dashur në të gjithë botën. Diego y yo, mishëron interpretimin e detajuar të përpiktë, ikonografinë komplekse dhe rrëfimet thellësisht personale që janë shenja dalluese të pikturës së saj” – tha Anna di Stasi, drejtore e Sotheby’s në Amerikën Latine.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta