Londinezët shkelin distancimin social, detyrojnë autoritetet të ashpërsojnë masat

6 Prill 2020 | 09:38

Autoritetet e policsë në Londër janë detyruar të bllokojnë parqet pasi kanë qenë të shumtë ata që nuk e kanë respektuar kërkesën e qeverisë për të qëndruar në shtëpi e për të ruajtur distancimin social.

Policia mbylli një nga parqet kryesore të Londrës pasi të shtynin dolën më shumë se 3000 persona, shumë prej të cilëve po shpërfillnin edhe distancimin social.

Drejtuesit vendorë u shprehën se kjo sjellje ishte e papranueshme, dhe se për faj të një pakice do të detyrohen të merren masa të ashpra për të gjithë.

Për këtë arsye, këshilli vendor vendosi që të mbyllet plotësisht parku që londinezët e kishin mbushur plot për të shijuar diellin e pranverës.

“Na vjen keq që duhet të marrim masa ekstreme. Kjo s’do të kishte ndodhur sikur njerëzit të kishin ndjekur masat e qeverisë. Po e bëjmë për sigurinë e publikut. Një pakicë njerëzish nuk ndoqën udhëzimet, ndaj themi me keqardhje se jemi të detyruar të veprojmë”, tha njoftimi i këshillit vendor të Lambethit, njësisë bashkiake londineze që ka nën administrim parkun.

Policia po ashtu njoftoi se kishte ndërhyrë në zona të ndryshme për të larguar grupe të mëdha njerëzish që ishin mbledhur për piknikë e për t’u takuar me miq në natyrë.

Ndërkohë që në të gjithë botën numërohen 1.2 milionë të infektuar dhe gati 70 mijë të vdekur, në Mbretërinë e Bashkuar janë 48.440 mijë të infektuar dhe 4943 të vdekur.

Mes të infektuarve është edhe vetë kryeministri Boris Johnson, ndërkohë që mbretëresha Elizabetë II iu drejtua kombit të saj me një fjalim jashtëzakonisht të rrallë, teksa e ka krahasuar gjendjen në të cilën bota ndodhet me atë të Luftës së Dytë Botërore.

“Sot, edhe një herë, shumë kanë ndjesinë e dhimbshme të ndarjes nga të afërmit. Por sot, ashtu si atëherë, ne e dimë, thellë-thellë, se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”.

Ajo foli për vetë-disiplinën dhe vendosmërinë, në këtë kohë sfidash në rritje që po kalon Britania e Madhe si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026