COVID-19 detyron qeverinë greke të marrë seriozisht dixhitalizimin
Vendlindja e demokracisë është shumë mbrapa BE-së kur vjen puna te demokracia dixhitale.
Greqia renditet shumë ulët në Indeksin e Bllokut për Ekonomi dhe Shoqëri, në vendin e 26-të nga 28 në total.
Kjo do të thotë që Greqia është më e ngadaltë se vendet e tjera europiane kur vjen puna për të garantuar internet të shpejtë për qytetarët, si dhe për të ofruar shërbimet qeveritare në mënyrë dixhitale.
Por situata e COVID-19 duket se ka ndikuar pozitivisht për ta nxitur qeverinë që t’i ndryshojë këto kushte.
Qindra shërbime qeveritare kanë nisur të ofrohen në mënyrë dixhitale, përfshi recetat, si dhe është krijuar një platformë që mundëson kabinetin të funksionojë në distancë.
Madje, ka nisur të zhvillohet edhe një nismë për turizëm dixhital, që u kërkon njerëzve të eksplorojnë Greqinë nga rehatia e shtëpive të tyre.
Kyriakos Pierrakakis, ministri grek i qeverisjes dixhitale, tha për Euroneës se zgjidhjet dixhitale janë tashmë pjesë e programit qeveritar, zbatimi i të cilit ka nisur të përshpejtohet.
COVID-19 ka qenë një motivues i madh, sipas Pierrakakis, duke bërë që të paraqitet një plan i ri politik, më i qartë, dhe me më shumë rreptësi në zbatimin e shërbimeve dixhitale.
“Është kthyer në nevojë, ndaj po përpiqemi t’u ofrojmë qytetarëve sa më shumë shërbime”, thotë ai.
Por Një tjetër zbulim që ka bërë qeveria greke është se risitë dixhitale nuk janë aq të vështira për t’u arritur sa ç’mendonin. Madje, tani kanë ndërmarrë nisma që mungojnë edhe në vende të tjera të BE-së.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)