Champions League, Kante me COVID-19, nuk luan kundër Juventusit
Chelsea do të duhet të luajë pa mesfushorin francez N’Golo Kante në përballjen kundër Juventusit në UEFA Champions League.
Futbollisti ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të duhet të vihet në izolim për të paktën 10 ditë.
Kështu Kante nuk do të grumbullohet jo vetëm për ndeshjen e së mërkurës, por edhe ndaj Southamptonit të shtunën dhe ndeshjet me kombëtaren e Francës në javën e parë të tetorit.
Trajneri i Chelsea-it, Thomas Tuchel tha se kjo ishte një mungesë e rëndësishme për skuadrën e tij. Përballë pyetjes se sa pjesëtarë të skuadrës janë vaksinuar për COVID-19, Tuchel tha se nuk e kishte të qartë numrin total.
Gjithsesi gjermani këmbënguli se vaksinimi është me zgjedhje dhe për sa kohë është i tillë nuk mund të analizohet me kritika kjo gjë.
Ndaj Juventusit, Chelsea do të jetë gjithashtu pa Reece James, Christian Pulisic dhe Mason Mount.
James u lëndua kundër Manchester City-it të shtunën, teksa Mount dhe Pulisic mungojnë prej lëndimesh të gjata.
Chelsea e Juventus ndodhen në Gupin H të UEFA Champions League. Ata fituan ndeshjet e para ndaj Zenit dhe Malmo.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq