Mjekët mbyllen për 15 ditë me 121 pacientë, pa kontaktuar me familjet
47 punonjës të një qendre shëndetësore do të qëndrojnë për 15 ditë larg familjeve të tyre që të kujdesen për “familjen e dytë”, në qendrën shëndetësore ku punojnë, dhe ku asnjëri nga të shtruarit nuk ka coornavirus.
Duke mos dalë për 15 ditë nga qendra shëndetësore, e duke ofruar shërbime 24 orë në ditë, ata shpresojnë të mos përhapin coronavirusin në mjediset ku punojnë.
Në mbështetje u kanë ardhur shumë njerëz. Bashkëshorti i njërës prej infermiereve doli poshtë dritareve për t’u ofruar muzikë të gjithë punonjësve që kanë zgjedhur të mbyllen për dy javë, larg familjeve të tyer.
“Mos harro të ushqesh macen”, i thotë ajo bashkëshortit, i cili është shoqëruar edhe nga zjarrfikësit e zonës në këtë serenatë.
“Asnjë nga 121 pacientët e shtruar nuk ka coronavirus, ndaj ata kanë vendosur që të mbyllen brenda për dy javë, në mënyrë që të mos rrezikojnë”, tha infermierja për Reuters.
Stafi mjekësor doli të shijojë muzikën dhe nxorën një tabelë ku shkranin “Jam në shtëpi me familjen e dytë”.
Qendra që ka 92 persona në total që kujdesen për 121 pacientë të moshuar drejtohet nga një shoqatë bamirëse, “Vajzat e Bamirësisë së San Vinsent De Polit”, nën drejtimin rajonal të Biscayt.
Punonjësit shpresojnë se duke qëndruar gjysma e tyre për dy javë rresht në turn, do të shmangin infektimin e pacientëve.
Spanja është një prej vendeve më të prekura në botë nga coronavirusi. Është vendi me më shumë të infektuar në Europë, dhe e dyta për numër vdekjesh.
Megjithatë, rënia e numrit të të infektuarve në total dhe të të vdekurve për katër ditët e fundit ka qenë shumë shpresëdhënës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet