Sarkozy shpallet fajtor për financim ilegal të fushatës presidenciale në 2012

30 Shtator 2021 | 12:25

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy u shpall fajtor nga Gjykata në Paris për financimin ilegal të fushatës së tij elektorale në vitin 2012.

66-vjeçari, i cili gjithnjë ka mohuar akuzat nuk ishte në gjykatë për t’u përballur me vendimin.

Ai u akuzua se ka shpenzuar rreth 22.5 milionë euro, pothuajse dyfishi i shumës maksimale ligjore për fushatën e tij të rizgjedhjes presidenciale në 2012. Ndaj tij u kërkua një vit burg, përfshirë gjashtë muaj me kusht.

Por, ndonëse u shpall fajtor ai nuk ka gjasa të shkojë menjëherë në qeli, pasi pritet të apelojë vendimin. Prokurorët e akuzuan ish-presidentin se kishte injoruar dy shënime nga kontabilistët e tij që paralajmëronin për çështjen e parave.

Sipas tyre, Sarkozy është “personi i vetëm përgjegjës për financimin e fushatës së tij” dhe se ai zgjodhi të kalojë kufirin duke organizuar shumë tubime, disa prej të cilave ishin edhe shumë të mëdha.

Përvec ish-presidentit, 13 persona të tjerë dolën në gjyq, përfshirë anëtarët e partisë së tij konservatore, kontabilistë dhe krerët e grupit të komunikimit të ngarkuar me organizimin e tubimeve.

Disa kanë pranuar akuzat dhe kanë dhënë detaje.

Ky është gjykimi i dytë brenda vitit për njeriun që sundoi Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe vazhdon të ketë ndikim mes konservatorëve pavarësisht problemet ligjore.

Ish-presidenti u shpall fajtor në muajin mars pasi tentoi të korruptonte një gjykatës që të merrte informacion konfidencial në një hetim gjyqësor.

Ai u dënua me tre vjet burg, dy  vite prej të cilave u pezulluan ndërsa apeli i tij është në pritje.

Ish-lideri francez po hetohet gjithashtu për akuzat se ai ka marrë para nga ish-lideri  Muamar Gaddafi për të financuar fushatën e tij të suksesshme presidenciale në 2007 dhe për ndikim në rastet në lidhje me aktivitetet e tij këshilluese në Rusi.

Sarkozy u tërhoq nga politika në vitin 2017, por ende po luan një rol në prapaskenë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026