Qeveria e Kosovës refuzon gazsjellësin nga SHBA, opozita akuza për ndikime nga Rusia
Qeveria e Kosovës ka refuzuar të ndërtojë infrastrukturën për gazsjellësin amerikan. Pavarësisht vizitës dyditore në Prishtinë të një ekipi teknikësh nga Uashingtoni, për ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka akoma mungesë informacioni në lidhje me projektin e gazsjellësit.
“Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit. Në këtë situatë, përballë afateve kohore që ka MCC, ne kemi vendosur që të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit për investime me risk më të ulët, por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, theksoi ajo.
Përkundër përpjekjeve të dështuara të teknicienëve të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajmi i dhënë nga qeveria e Kosovës ka marrë përgëzime nga Evropa.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i opozitës në vend. Partia Demokratike e Kosovës, e cila edhe më herët nëpërmjet nënkryetares Vlora Çitaku kishte akuzuar kryeministrin Kurti për pengimin e këtij projekti, ka dalë me një deklaratë për shtyp, duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë, një gabim strategjik në rrugën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara.
“Një hap i gabuar strategjik. Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”, thuhet në reagimin e PDK.
Pikërisht për të diskutuar mbi fatin e këtij projekti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, refuzoi të shkonte të mërkurën në një takim të thirrur nga kryeministri Kurti. Në një status në rrjetet sociale menjëherë pas refuzimit të projektit amerikan nga ana e qeverisë, Haradinaj hodhi dyshimet se në lojë janë vënë interesat e gazit rus.
“Po iu pyes kryeministër Kurti: gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?” – shkroi Haradinaj në Facebook.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur