Dorëhiqet kreu i BE-së për shkencën, i zhgënjyer nga blloku për COVID-19

8 Prill 2020 | 11:02

BE ka pohuar se kreu organizatës shkencore të bllokut ka dhënë dorëheqjen, i stresuar nga kriza e lartë e COVID-19.

Mauro Ferrari ishte bërë president i Këshillit Europian të Kërkimeve më 1 janar, por zëdhënësi i Komisionit Europian, Johannes Bahrke, tha profesori tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Ferrari ka hënë për “Financial Times” se kishte qenë shumë i zhgënjyer nga përgjigjja që kishte dhënë BE-ja ndaj pandemisë.

Ai u ankua se programi shkencor që duhej të ngrihej menjëherë, për t’i bërë ballë virusit, kishte hasur pengesa të shumta politike dhe institucionale.

“Kam parë mjaftueshëm nga drejtuesit e shkencës si dhe nga veprimet politike të BE-së”, shkroi ai. “E kam humbur besimin te vetë sistemi.”

Dorëheqja e papritur dhe kritikat i kanë shtuar presion institucioneve të BE-së, të cilat u akuzuan se nuk kanë bashkëpunuar në betejën kundër pandemisë botërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026