Çmimet e gazit arrijnë nivele rekord në Evropë, shkak edhe konkurrenca nga Azia

2 Tetor 2021 | 11:14

Çmimet evropiane të gazit gjatë ditës së premte u rritën në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, pasi Rusia uli furnizimin, duke sinjalizuar presione të mëtejshme të çmimeve ndaj konsumatorëve evropianë që po shkojnë drejt sezonit të dimrit.

Sipas të dhënave nga operatori i rrjetit Gascade, Gazprom (GAZP.MM) e kontrolluar nga Kremlini rezervoi vetëm një të tretën e kapacitetit të tij në dispozicion për tetorin.

Më 1 tetor, çmimi i gazit në qendrën holandeze TTF, një pikë referimi në Evropë, ka arritur maksimumin e të gjitha kohërave prej 97.73 euro megavat për orë (MWh).Kjo shifër përbën rritje prej 400 për qind këtë vit.

Kërkesa për gaz është rritur, sidomos në kohën kur kontinenti po përballet me rimëkëmbjen prej pandemisë dhe me një konkurrencë të ashpër për furnizime nga blerësit aziatikë, pavarësisht çmimeve rekord pasi fillon sezoni i dimrit.

Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në zvogëlim të rezervave të gazit natyror.

Sidoqoftë, Gazprom i cili është furnizues kryesor i gazit në Evropë ndeshet me kritika. Një grup ligjvënësish të Parlamentit Evropian i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të hetojë rolin e kompanisë në rritjen e çmimeve, duke thënë se sjellja e saj i ka bërë ata të dyshojnë për manipulim të tregut dhe një “përpjekje për t’i bërë presion” Evropës për të rënë dakord për nisjen e shpejtë të gazsjellësit të saj Nord Stream 2.

Kremlini përsëriti se Gazprom, po përmbushte të gjitha detyrimet e tij të kontratës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026