Scarlett Johansson zgjidh konfliktin me kompaninë ‘Disney’
Aktorja Scarlett Johansson ka zgjidhur problemin me kontratën që kishte me kompaninë Disney për filmin e saj Marvel “Vejusha e zezë”.
Aktorja paditi Disney në korrik, me akuzën se kishte shkelur kontratën duke e transmetuar filmin në platformën Disney+ kur filmi sapo jepej në kinema.
Kjo gjë, ka përgjysmuar fitimet e saj për shkak se filmi nuk u dha ekskluzivisht në kinematë amerikane.
Por Disney e kundërshtoi duke thënë se e kishte respektuar kontratën me Johansson. Filmi “Vejusha e Zezë”, doli në kinema me 9 korrik dhe ka fituar më shumë se 378 milionë dollarë.
Kurse ne platformën Disney plus që kishte çmimin prej 30 dollarë, kompania fitoi 60 milionë dollarë në 20 ditët e para.
Përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se mezi presin të punojnë me Johansson në projekte të ardhshme.
Por edhe aktorja tha se edhe ajo ishte e lumtur që kishte zgjidhur mosmarrëveshjet e saj me kompaninë dhe mezi priste bashkëpunim të mëtejshëm.
Johansson kryesonte listën e revistës ‘Forbes’ për aktoret më të paguara në botë në 2018 dhe 2019.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta