Krijimet e artistit të ri shqiptar që shkojnë përtej zhanerit klasik

2 Tetor 2021 | 20:46

Fernando Nina u kthye ne Shqipëri për festivalin “takim muzikor mes dy botëve”. Me talentin dhe disiplinën në violinçel ka shkuar larg jo vetëm nga vendi i lindjes por edhe me karrierën e tij si violinçelist.

Ai aktualisht jeton në Bonn të Gjermanisë, edhe pse mësimet e para për violinçel i mori në Greqi, nga babai i tij që e pati edhe mësues. Ishte katër vjeç kur kërkoi të mësonte këtë instrument.

“Isha shumë i vogël, katër vjeç në Greqi”, tha ai.

32-vjecari e ka ndarë skenën me shumë artistë dhe orkestra të shquara, si Johannes Moser, Kuartetin Shcuman, Orkestrën Filarmonike Moravian, megjithatë kur e pyesim për një moment të veçantë të karrierës së tij, të gjithë rrugëtimin profesional e quan të tillë, siç me modesti flet edhe për dhjetëra çmime që ka fituar në kom peticione të ndryshme.

“Zakonisht traditën me muzikantët klasikë, sidomos kur je i ri është që duhet të shkoje në konkurse, të fitoje çmime, por nuk është tregues i një artisti ose një muzikanti me nivel të lartë interpretimi, është një tregues i një njeriu, që ka një teknikë dhe muzikalitet të lartë që i del mbanë një konkurrence”, tha ai.

Sukses për Fernandon nuk është të qenit pjesë e një orkestre, sot ai e sfidon veten si freeleancer, me projekte personale duke udhëtuar në vende të ndryshme, sikurse ka bërë për specializimin e tij.

“Do kem ca aktivitete në ta ardhmen, koncert ne Francë, por në dy muaj që vijnë prioritet janë disa projekt online, t’i forcoj pak dhe po të jetë e mundur, ato projekte online t’i bëj projekte në jetë”, tha ai.

Fernando Nina nuk është i dashuruar vetëm me muzikën kaliske por po aq shumë e ndjen edhe e do edhe muzikën rrok. Madje edhe këtë të fundit e ka ushqyer nga familja, konkretisht nga xhaxhai i tij. Për të violonçeli është instrumenti që prodhon tinguj shumë të ngjashëm me të. 

A do të ishte kaq i suksesshëm nëse, ëndrrën e tij dhe karrierën do ta kishte zhvilluar në Shqipëri, për këtë nuk ka një përgjigje, por gjithë sa ka arritur dhe dëshiron të bëjë, falënderues i mbetet familjes dhe kujtdo që ka takuar në rrugën e tij e patjetër i ka shërbyer për të pasuruar, portofolin e veprimtarive të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026