Reja rikthen në përfaqësuese Balliun, Veselin dhe Dermakun

3 Tetor 2021 | 13:26

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, njoftoi sot listën e lojtarëve që ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret për botërorin “Katar 2022”.

Në listën e bërë me dije mungojnë për shkak lëndimesh mesfushorët Qazim Laçi (Ajaccio, Francë) dhe Armir Abrashi (Grasshopper, Zvicër).

Pavarësisht lëndimit të tyre, Reja ka vendosur të mos grumbullojë mesfushorë të tjerë.

Ai ka thirrur sërish lojtarët e krahut Ivan Balliu (Rayo Vallecano, Spanjë), Ermir Lenjani (Grasshopper, Zvicër) dhe mbrojtësit Frédéric Veseli (Salernitana, Itali) e Kastriot Dermaku (Lecce, Itali).

Ndryshe nga Lenjani e Balliu, Veseli e Dermaku nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje me skuadrat e tyre.

Veseli vjen pas një lëndimi në gju. Ai mungoi një muaj me Salernitanën duke mos kryer ende debutimin me skuadrën e re.

Dermaku është kthyer te Lecce pas huazimit te Parma dhe trajneri Marco Baroni nuk i ka dhënë ende hapësirë pas 7 javësh në Serie-B.

Shqipëria ndodhet në Grupin I të kualifikueseve të Evropës. Ky grup kryesohet nga Anglia (16 pikë), më pas vjen Shqipëria (12 pikë), Polonia (11 pikë), Hungaria (10 pikë), Andorra (3 pikë) dhe San Marino (0 pikë).

Vendi i parë kualifikohet automatikisht, ndërsa vendi i dytë kalon në fazën “play-off”. Për të mbajtur këtë vend Shqipërisë i duhen medoemos rezultate pozitive me Hungarinë dhe Poloninë ndeshje që zhvillohen më 9 dhe 12 tetor.

Të grumbulluarit:

  1. Etrit Berisha (Torino, Itali)
  2. Thomas Strakosha (Lazio, Itali)
  3. Gentian Selmani (Boluspor, Turqi)
  4. Elseid Hysaj (Lazio, Itali)
  5. Ivan Balliu (Ajaccio, Francë)
  6. Ardian Ismajli (Empoli, Itali)
  7. Berat Gjimshiti (Atalanta, Itali)
  8. Marash Kumbulla (Roma, Itali)
  9. Enea Mihaj (PAOK, Greqi)
  10. Ermir Lenjani (Grasshopper, Zvicër)
  11. Lorenc Trashi (Qadsia, Kuvajt)
  12. Frederic Veseli (Salernitana, Itali)
  13. Erjon Hoxhallari (Tirana, Shqipëri)
  14. Kastriot Dermaku (Lecce, Itali)
  15. Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb, Kroaci)
  16. Klaus Gjasula (Darmstadt, Gjermani)
  17. Ylber Ramadani (MTK Budapest, Hungari)
  18. Keidi Bare (Espanyol, Spanjë)
  19. Odise Roshi (Boluspor, Turqi)
  20. Endri Çekiçi (Konyaspor, Turqi)
  21. Nedim Bajrami (Empoli, Itali)
  22. Bekim Balaj (Nizhny Novgorod, Rusi)
  23. Armando Broja (Southampton, Angli)
  24. Sokol Cikalleshi (Konyaspor, Turqi)
  25. Rei Manaj (Spezia, Itali)
  26. Myrto Uzuni (Ferencváros, Hungari)
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026