Analizë | Vendimet “jetë a vdekje” të udhëheqësve gjatë pandemisë së COVID-19

8 Prill 2020 | 14:18

Natën e mbrëmshme, kryeministrin anglez e kaluan te njësia e terapisë intensive e Spitalit të Londrës, ngaqë iu përkeqësua shëndeti për shkak të COVID-10.

Boris Johnson i kaloi 10 ditët e para të sëmundjes në vetizolim, por e vazhdoi betejën kundër virusit që nga selia në Downing Street.

Edhe pse po dërgohej në spital, u tha se kishte qenë në humor të mirë dhe vazhdonte të komunikonte me zyrtarët.

Por tani, drejtimin e vendit ia ka lënë përkohësisht ministrit të jashtëm.

Mbretëria e Bashkuar po lutet sot për Boris Xhonsonin. Pavarësisht qëndrimeve politike, ai është biri, vëllai, babai i dikujt, dhe në pritje të një fëmije tjetër, pasi e fejuara pritet të lindë pas tri muajsh.

Kjo duhet të na bëjë të gjithëve të ndalojmë e të mendohemi, sidomos sot.

Është dita Botërore e Shëndetësisë, një ditë që e ka caktuar OBSH për të nderuar ata që po i ofrojnë kujdes edhe kryeministrit britanik. Por kjo ditë shërben edhe për t’u kujtuar udhëheqësve botërorë se çfarë roli kyç kanë ata.

Po, politikanët kanë zgjedhur postet që kanë, dhe shpesh kanë luftuar për to, kanë bërë skema të ndryshme.

Por kjo s’duhet ta zvogëlojë faktin që shpesh duhet të marrin vendime të vështira, të ekuilibruara, të cilat, në disa raste si ky i tanishmi, janë çështje jete a vdekjeje.

Të gjithë do të jenë të rrethuar nga njerëzit më të shquar, ekspertët më të mirë të vendit. Por vjen një pikë kur dhe ata duhet të marrin një vendim përfundimtar.

Njerëz si Angela Merkel, Emmanuel Macron, Boris Johnson, Giuseppe Conte, Pedro Sanchez e shumë të tjerë, po marrin vendime individuale që do të ndikojnë dhjetëra miliona nga bashkatdhetarët e tyre.

U duket edhe në fytyra që kjo është barrë e rëndë, aq sa Boris Johnson është detyruar të vazhdojë punën edhe nga shtrati i spitalit.

Disa të tjerë, si Jair Bolsonaro i Brazilit, kanë sugjeruar se coronavirusi është thjesht grip i vogël që duhet të shihet në mënyrë realiste. Disa të tjerë, edhe Donald Trump, së fundmi, duket se kanë arritur ta kuptojnë gjykimin me të cilin duhet të përballen.

Politikanët do të bëjnë gabime, edhe po të kenë marrë këshillat më të mira. Janë njerëz, si ne, por duhet të përballen me vendime që shumica prej nesh as nuk duan t’i kenë për pjesë.

Mos harroni që pothuajse të gjithë duan të marrin vendimet e duhura, në mënyrë që të jemi të gjithë të sigurt.

Shërim të shpejtë, Boris

Darren McCaffrey, redaktori politik i Euronews

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026