Media në kohën e COVID-19, gazetari i Euronews: Po bëjmë më të mirën, aleati ynë në këtë krizë, teknologjia
Kriza e krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19 ka pasur edhe ndikimin e pashmangshëm tek media, e cila është detyruar të përshtatet me kushtet e reja të distancimit fizik duke futur në lojë teknologjinë.
Në një intervistë me Ilva Now gazetari i Euronews, Damon Embling tregoi vështirësitë me të cilat është përballuar media gjatë kësaj kohe dhe mënyrës se si gjithsesi ja ka dalë ta përcjellë lajmin dhe informacioni në kohë reale falë teknologjisë që ka ndryshuar edhe mënyrën e raportimit nga media.
Intervista e plotë
Ilva Tare: Damon Embling faleminderit për këtë bisedë me ne!
Damon Embling: Kënaqësi të jem me ju!
Ilva Tare: Në këtë situatë pandemie ka një kërkesë në rritje për lajme, po ashtu rriten edhe vështirësitë për të siguruar lajme. Si mendoni ju se gazetarët po e bëjnë punën e tyre? A kanë arritur të përshtaten me situatën e pandemisë?
Damon Embling: Në fakt është bërë tejet e komplikuar për gazetarët për të bërë punën e tyre, përfshirë këtu edhe Euroneës. Sepse si gazetarë ne jemi mësuar të jemi të lirë dhe të lëvizim në terren.
Puna jonë është e lidhur me njerëzit, të komunikojmë më ta, të sigurojmë akses në shumë kompani, ndërtesa, të bëjmë punë vullnetare dhe shumë gjëra të tjera po ashtu. Tani me të gjitha masat parandaluese që po ndërmerren në të gjithë Evropën dhe në të gjithë botën po e bën gjetjen dhe bërjen e lajmit shumë të vështirë, sepse shumë organizata dhe biznese jo të domosdoshme kanë mbyllur dyert.
Ky përbën një problem në vetvete, sepse ne nuk jemi në gjendje të arrijmë tek ata njerëz, ne vende që normalisht ne do t’i arrinim lehtësisht. Shumë nga personat që ne i kishim të përfshirë në lajmet tona nuk janë të disponueshëm këto ditë dhe kjo vjen në një kohë siç e theksove edhe ti, kur shumë njerëz po iu drejtohen agjencive të lajmeve, qofshin ato gazeta, revista, platforma dixhitale, televizionit apo radios, për të marrë informacion. Sepse kemi të bëjmë me një krizë që po zhvillohet shumë shpejt dhe njerëzit duan të marrin zhvillimet më të fundit, këshillat më të fundit për shëndetin, që vijnë nga institucionet shëndetësore dhe nga qeveria. Nuk është e njëjta gjë si me restorantet apo kafenetë, sado e dhimbshme të jetë për ta, të cilat mund të mbyllin dyert brenda një nate. Agjencitë e lajmeve nuk mund ta bëjnë këtë gjë dhe emisionet e lajmeve duhet të vazhdojë dhe gazetarët duhet të përshtaten.
Ilva Tare: Me këtë përshtatshmëri që po arrijnë media dhe gazetarët, çfarë mund të themi për cilësinë dhe standardet e gazetarisë? A po komprometohen në një farë mase?
Damon Embling: Jo, gazetarët dhe agjencitë e lajmeve po bëjnë më të mirën e tyre, në këtë situatë të paprecedentë dhe tejet të vështirë. Unë në eksperiencën time si gazetar nuk e mbaj mend të kem kaluar një situatë të tillë dhe kjo përfaqëson sfida të verteta në mbledhjen e lajmeve. Por shumë nga gjërat që po dalin në pah tani në kapërcimin e vështirësive të shumta për të arritur të kapin lajmin e fundit, kanë të bëjnë me teknologjinë dhe cilësinë e mirë të internetit. Ne kemi qënë të përfshirë në industri duke përdorur sasi të limituar të mjeteve, teknologjinë e bazuar mbi përdorimin e telefonit. Kur kam filluar karrierën time si gazetar 20 vjet më parë, duhet të dilja me kameramanin dhe mbase edhe një ekspert zëri për të filmuar lajmin. Vitet e fundit kam dalë vetëm me një telefon të vogël, duke bërë raportimet e mia me të, intervistat dhe më pas kam kthyer kamerën sërish tek vetja. Pastaj çdo gjë në një kohë shumë të shpejt mund të kalojë në transmetim. Unë e them gjithmonë se teknologjia ka ndikuar pozitivisht. Një pjesë e kësaj teknologjie po ndihmon gazetarët sepse ata mbështeten në disa nga industritë të cilat i përdorin në jetën e tyre të përditshme. Ne shpresojmë se një pjesë e madhe e audiencës sonë atje jashtë posedojnë telefonat, laptopët dhe kompjuterët e tyre që mund të na ndihmojnë në punën tonë. Sepse siç mund ta shihni tani shumë intervista, si kjo e jona tani zhvillohet nëpërmjet Facetime, nëpërmjet kompjuterit. Këto kohë çdo ditë e më tepër shikoni gazetarë të cilët e përdorin facetime dhe Skype për të folur me njerëzit në ambiente të tjera, duke përdorur telefonat, laptopët apo kompjuterët e tyre. Por gjithashtu televizioni ka të bëjë me pamjet vizuale, fotot, të treguarit e historisë nëpërmjet imazheve dhe kjo gjë është bërë tejet e vështirë tani. Kohët e fundit në media ne po ju kërkojmë njerëzvë të filmojnë imazhe për ne. Për shembul,l nëse unë sot do të doja të bëja një lajm për një familje të izoluar, me 3 fëmijë dhe 2 prindër në Tiranë, si do ta kuptoja se si është jeta për ta? Me shumë mundësi nuk do të isha në gjendje të shkoja në shtëpinë e tyre, për shkak të rreziqeve shëndetësore të lidhura me të. Me shumë mundësi unë mund t’iu kërkoja atyre të regjistrojnë ca pamje, me iphone ose me çdo lloj tjetër smartphone të tyre, video 5-10 sekonda duke na treguar se si është jeta e tyre, mbase fëmijët duke bërë detyrat e tyre apo prindërit duke bërë disa ushtrime fizike.
Këto lloj imazhesh të cilat mund t’i përdorim gjatë intervistave janë jashtëzakonisht të rëndësishme tani, duke qënë se njerëzit e duan këtë informacion. Ti më pyete më parë nëse kjo e ka ulur standardin, në fakt të gjithë po mundohen ta shmangin atë, por në situatën e tanishme mund të bëjmë vetëm atë që është e mundur. Gjithsesi me teknologjinë që zotërojmë cilësia është shumë e mirë dhe ne si gazetarë profesionistë do të bëjmë të pamundurën për të tejkaluar këtë situatë të paprecedentë. Kjo është ajo çfarë po bëjmë, lajmi po qarkullon Ilva, ne po e sigurojmë këtë shërbim të rëndësishëm publik.
Ilva Tare: Damon a mendon se kjo pandemi do të ketë një impakt afatgjatë mbi gazetarinë edhe pasi kjo të ketë marrë fund?
Damon Embling: Është një pyetje tejet interesante. Kur mund të marrë fund, kjo do të jetë kthyer në normalitetin e ri në industrinë mediatike. Por ka pasur edhe aspekte të tjera jashtë medies që kanë ndikuar, si për shembull të ardhurat nga reklamat kanë rënë dukshëm, shumë programe kanë ndalur, si drama dhe seriale. Nëse flas për aspektin e lajmeve, ku edhe unë jam pjesë e saj, si gazetar lajmesh, a do të ndikojë kjo gjendje në të? Në fakt, nuk jam shumë i sigurt, sepse siç e thashë edhe në fillim të kësaj interviste, ne kemi qenë duke i përdorur këto teknologji në punën tonë, video live, kemi filmuar në terren me telefona, kjo situatë na ka treguar se cilat janë avantazhet dhe sukseset e saj në lidhje me këtë. Mendoj se kur kjo gjë do të marrë fund, do të ndihmojë agjencitë e lajmeve për t’i bërë më të vetëdijshme për të gjitha për avantazhet e ‘mobil journalism’, për të mbledhur informacione duke përdorur teknologjinë e re dhe të përfshijnë më shumë qytetarët, duke krijuar atë që ne e quajmë gazetari qytetare, njerëz të thjeshtë që filmojnë dhe na i dërgojnë neve pamjet, duke na ndihmuar të zhvillojmë intervista. Mendoj se në të ardhmen do të shohim më shumë gjera të tilla, sepse teknologjia e bën të mundur një gjë të tillë. Por përveç kësaj, normalisht do të vazhdojë edhe mënyra tradicionale e gazetarisë, mënyra tradicionale e mbledhjes së informacionit, editorët. Por siç e dini, industria e medies është tejet fleksibile, e përshtatshme dhe ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit për shkak të teknologjisë. Në sajë të kësaj teknologjie ne jemi në gjendje të ofrojmë lajmet në këtë situatë tejet të rëndë.
Ilva Tare: Damon, kjo më sjell ndërmend shprehjen e njohur “nëse nuk do të vdesësh, përshtatu”. Shoh që je në Oxford dhe jo në Kinë. Edhe publiku shqiptar të ka ndjekur në reportazhet tuaja atje. Ku ndodheshe kur filloi e gjithë kjo?
Damon Embling: Në fakt, e kam vizituar Kinën disa herë vitin e kaluar. Euroneës ka bërë disa programe atje. Kjo pandemi ka filluar në fundin e vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, që nga ajo kohë virusi u shpërnda në të gjithë botën. Nuk gjendesha në Kinë në atë kohë, isha kthyer në vendlindjen time, në Mbretërinë e Bashkuar. Fatkeqësisht, ka shumë shtete në Evropë dhe në të gjithë botën që tani po luftojnë me këtë pandemi. Kemi pasur një numër të madh të njerëzve të infektuar dhe të vdekur, numër që po rritet ditë pas dite për shkak të COVID-19 . Dhe, kjo na prek të gjithëve. Mendoj se kjo është edhe arsyeja se përse media vazhdon të ecë, të prodhojë lajme, sepse njerëzit tani janë të varur nga televizionet, radiot dhe interneti për të marrë lajmin e fundit. Agjencitë e lajmeve po raportojnë audiencë rekord në këto ditë dhe sapo kjo gjë të marrë fund, të gjitha agjencitë e lajmeve do të shqyrtojnë nëse arritën të bëjnë çdo gjë në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur dhe nëse do të mund të bënin më shumë. Të gjitha këto mund të shqyrtohen më vonë, por të gjithe ne tani mund të punojmë, kemi nevojë të punojmë dhe ne po e bëjmë më të mirën tonë në këtë situatë të paprecedentë.
Ilva Tare: Shumë faleminderit për këtë bisedë me ne , Damon Embling. Kujdesu për vete!
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane