Albin Kurti letër Miroslav Lajčák: Unë do ta udhëheq dialogun, Thaçi pjesë e ekipit me 10 anëtarë

9 Prill 2020 | 05:08

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një letre dërguar Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák, ka shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës për rifillim të dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht detyruese, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një letre, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka uruar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Miroslav Lajčák, për marrjen e detyrës. Ai ka njoftuar Miroslav Lajčák për “përkushtimin e Qeverisë e Republikës së Kosovës për rifillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht detyruese, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Derisa shpreh mendimin se palët duhet të angazhohen për një proces të vazhdueshëm dhe pandërprerë të dialogut, për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, Kurti këmbëngul se sovraniteti, integriteti territorial dhe punët e brendshme janë të padiskutueshme.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore”, shkruan Kurti.

Sipas Kurtit, dialogu dhe marrëveshja duhet të ndërmjetësohet dhe garantohen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe, të përcillen me një paketë masash politike, ekonomike dhe financiare.

Më tej Kryeministri në detyrë, Kurti, ka shpalosur planin e tij për krijimin e një ekipi negociator prej 10 anëtarësh, që do të udhëhiqej nga ai, e ku do të bënte pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe nga një përfaqësues i partive të përfaqësuara në Kuvend.

Duke folur për përkushtimin e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se “përfituesit përfundimtar nga marrëveshja duhet të jenë qytetarët e dy vendeve”.

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, ia ka kthyer letrën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti duke theksuar se është i inkurajuar pasi e ka lexuar letrën e kryeministrit në detyrë, i cili ka thënë se Kosova është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe procesin e Dialogut, dhe është e gatshme të punojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026