Astronautja “Barbie” udhëton në zero gravitet, frymëzim për vajzat
Një kukull Barbie që duket si astronautia italiane Samantha Cristoforetti është dërguar në një fluturim me gravitet zero.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe kompania e lodrave Mattel krijuan këtë kukull me qëllim për të inkurajuar vajzat të bëhen gjenerata e ardhshme e astronautëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës.
Gjithashtu kjo nismë është bërë në kuadër të Javës Botërore të Hapësirës që organizohet nga 4 deri në 10 Tetor.
“Si astronautë, ne jemi të interesuar që të frymëzojmë brezin e ardhshëm, të frymëzojmë djemtë dhe vajzat e reja që duan të fillojnë karrierën në eksplorimin e hapësirës, shkencë ose teknologji. Kjo javë i dedikohet posaçërisht frymëzimit të grave për të vazhduar karrierën në hapësirë” tha Astronautia italiane Samantha Cristoforetti.
Si pjesë e projektit, kukulla tregoi përgatitjen që duhet të bëjë një astronaut përpara se të niset në hapësirë, duke u nisur në një fluturim me gravitet zero nga një bazë e Agjensisë Evropiane të Hapësirës në Gjermani.
Një pjesë e të ardhurave nga shitjet e kukullës në Evropë do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse “Gratë në Evropën Hapësinore”.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta