Miratohet në komisionet parlamentare akti normativ për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer

5 Tetor 2021 | 15:00

Akti normativ për blerjen e 500,760 vaksinave të kompanisë Pfizer u miratua sot në Komisionin parlamentar për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në Komisionin e Ligjeve.

Marrëveshja do t’i kushtojë Shqipërisë 6 milionë dollarë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se sipas aprovimi i hap rrugë ardhjes së dozave brenda dhjetorit të këtij viti.

“Kemi siguruar mbi 2 milionë doza vaksine, deri në fund të vitit arrijmë 3 milionë doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milionë doza vaksine të siguruara,” u shpreh ministrja e shëndetësisë, që sqaroi se këto doza do të përdoren për uljen e fashës së vaksinimit ose dozën e tretë.

Manastirliu u shpreh se këto doza do të kushtojnë 30 milionë dollarë.

Sipas ministres përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit pritet të mbërrijnë edhe rreth 400 mijë vaksina.

Prej fillimit të vaksinimit Shqipëria ka kryer në total 1,764,714 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Prej tyre 811,765 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID dhe 952,949 kanë kryer njërën dozë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise. Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit kosovar...
19:20 | 28/07/2026

Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar

Europa rrezikon të mos arrijë objektivin për eliminimin e hepatitit viral si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Paralajmërimi vjen nga Qendra Europiane...
18:43 | 28/07/2026

Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh

Rruga që lidh zonat periferike të Durrësit me Universitetin “Aleksandër Moisiu” vijon të jetë në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një shqetësim të...
18:39 | 28/07/2026