Juristi paralajmëron protestë ndryshe: Rritja e çmimit të bukës është shqetësuese
Juristi Adriatik Lapaj ka njoftuar se do të dalë të mërkurën para kryeministrisë për të protestuar pas rritjes së çmimit të bukës, gazit dhe naftës.
Ai shpjegoi për Euronews Albania se paralajmërimin për të dalë si individ në shesh e ka bërë pasi kjo qasje sipas tij nuk bie ndesh me rregullat anti-COVID dhe për këtë nuk mund të procedohet nga Policia e Shtetit.
“Unë pasi kam marrë dijeni për rritjen e çmimit të bukës më thënë të drejtën kam pritur dy javë të reagohej nga subjekte, nga politika apo organizata që kanë në fokus këtë fushë dhe kam konstatuar se askush nuk ndihej, pastaj edhe rritja e gazit dhe naftës”, tha ai.
Teksa citoi të dhënat e Bankës Botërore, z. Lapaj thotë se një në tre shqiptarë bukën e ka si ushqim kryesor dhe rritja e çmimit automatikisht përkeqëson jetesën e grupeve sociale, që kanë ekonomi të ulët.
“Ka një problem: rritja e çmimit të bukës është shqetësuese, sepse sipas raportit të Bankës Botërore një në tre shqiptarë bukën e kanë bukë dhe gjellë”, shtoi ai.
Ai thotë se Shqipëria prodhon mbi 90 % të energjisë nga uji dhe kjo krizë mund të ishte shfaqur gjatë verës dhe jo tani.
“Shqipëria ka një situatë sipas të cilës 92% të energjisë e prodhon me ujë, që do të thotë se po hyjmë në këtë fazë, në fazën e shirave dhe nëse do kishte pasur krizë duhet të kishte pasur në thatësirë dhe jo tani”, tha ai.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut