Qytetarët tregojnë si përjetuan orët pa Facebook, Instagram dhe Whatsapp
“Sikur u errësua jeta, jemi mësuar është bërë pjesë e jetës. Në mungesë të komunikimit, ua thamë, na mungoi diçka si oksigjeni”.
Mosfunksionimi i rrjeteve sociale, Facebook, Instagram dhe Whatsapp për më shumë se gjashtë orë, mbajti pezull qytetarët të cilët nuk e heqin për asnjë çast celularin nga duart.
“Për adoleshentët është pak më e vështirë, se aty ne shikojmë jetën, që ku po shkon, çfarë po bën, kush je”, tha një i ri.
“Unë nuk jetoj këtu dhe flas me rrjetet sociale dhe dje më penguan jashtë mase. Rrjetet sociale janë gjithçka sot edhe më ndikuan shumë”, u shpreh një zonjë.
“Pata më shumë kohë që të kaloj me familjen”, tha një e re.
“Mendoj që po vjen një kohë që nuk duhet ti përdorim më, më duken thjesht fasadë”, u shpreh një e re.
Psikologia Arjana Muça na tregon se shkëputje të tilla të komunikimit u përjetuan me ankth.
“Ka një ndikim psikologjik tek individi, dje u tregua ankthi që u përjetua në grupmosha të caktuara. Telefoni ka qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim, për të parë nëse ky kontakt do rifillonte apo jo, kjo e tregon më së miri sesa të varur jemi ne nga rrjetet sociale”, u shpreh Arjana Muça.
Psikologia na këshillon që në momente të caktuara të ditës, të shkëputemi nga celulari duke e mbajtur atë larg vetes, pasi varësia nga rrjeteve sociale ka zbehur komunikimin së më sy me njerëzit.
Rrjeti social më i përdorur në Shqipëri është Facebook me 1.2 milionë përdorues, pasuar nga Instagrami me 1 milion përdorues. Në rang global 4.48 miliardë njerëz përdorin rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve