Ish-presidenti Trump nuk është më pjesë e listës së njerëzve më të pasur në botë

6 Tetor 2021 | 09:47

Për herë të parë, pas 25 vitesh, ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk është më një nga njerëzit më të pasur në SHBA.

Manjati nuk është pjesë e listës së ‘Forbes400’, e cila rendit amerikanët më të pasur në SHBA.

Trump u bë pjesë e listës në vitin 1997 dhe ka patur një pozicion të qëndrueshëm deri në vitin 2016.

Por çfarë ndodhi më pas?

Rënia e tij nisi pikërisht në vitin kur Trump fitoi presidencën amerikane. Një rënie e qëndrueshme për 5 vite dhe deri me sot, kur mbetet jashtë listës së më të pasurve.

Sot pasuritë e ish-manjatit janë 2.5 miliardë dollarë, por Trump duhet ta shoh fajtorin tek  vetja.

Gjatë pandemisë, aksionet e teknologjisë, kriptovalutat, tregjet më pak tradicionale lulëzuan dhe e kundërta ndodhi me pasuritë e patundshme, të Donald Trump.

Në realitet, ai duhet të kishte shfrytëzuar rastin pesë vjet më parë, kur zyrtarët federalë të etikës i kërkuan që ai të konvertonte pasuritë e tij.

Një mundësi për të riinvestuar, diversifikuar pasuritë dhe në të njëjtën kohë për të marrë pozicione larg konfliktit të interesit.

Por Trump tha jo, dhe mbajti asetet që në atë kohë kishin vlerën 3.5 miliardë dollarë.

Llogaritjet të çojnë në një rezultat: nëse Trump do të kishte shitur pronat e tij të pasurive të patundshme,  sot pasuritë e tij do të ishin 7 miliardë dollarë.

Ish-presidenti do të ishte 80% më i pasur se tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026