Paketat ekonomike të ndërmarra në vendet e rajonit, si po vepron Maqedonia e Veriut dhe Kosova
Vendet e rajonit, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut duket se kanë marrë masa sa i takon mbështetjes së bizneseve, por edhe punonjësve duke u bazuar në nevojat dhe politikat e secilit shtet. Në një lidhje për Euronews Albania, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini u shpreh se qeveria ka propozuar disa ditë më parë një pako emergjente prej 177 milionë euro duke i kategorizuar edhe përfituesit e kësaj shume.
“Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri ka diskriminim të bizneseve, të cilat nuk janë futur të gjitha në pako për arsye se në këtë kohë të pandemisë pothuajse më shumë se 90% e bizneseve nuk janë duke punuar dhe operuar. Bizneset që janë aktualisht duke operuar, po e bëjnë këtë gjë duke hasur vështirësi të mëdha dhe i gjithë likuiditeti i kompanive është në pikëpyetje. Ne kemi kërkuar nga qeveria dhe nga partitë opozitare në vend organizimin e një seance të jashtëzakonshme, e cila në Kosovë do të jetë ditën e martë për të krijuar një pako, një ligj emergjent që të përfshijë të gjithë bizneset”, tha Shahini.
Ndërsa analisti për Ekonominë, Visar Ademi, u shpreh se në Maqedoninë e Veriut nuk ka një kategorizim të sektorëve që do të kenë prioritet për t’u ndihmuar, por sipas tij qeveria ka dhënë udhëzime për ato sektorë që janë më të prekur nga kriza për shkak të pandemisë së coronavirus. Kriteri kyç sipas tij është ulja e qarkullimit mujor deri në 30%.
“Pako financiare që jep qeveria për Republikën e Maqedonisë së Veriut është 2-5% e buxhetit të këtij viti, e cila është diku te 3 miliardë euro. Rreth 100-150 milionë euro do të injektohen në ekonomi, kryesisht në sektorin privat për t’i ardhur në ndihmë kompanive të vogla me qëllim që të kalohet sa më lehtë kjo krizë ekonomike që vjen si rezultat i pandemisë me coronavirusin. Ajo që mban paketa financiare janë disa udhëzime ose hapa të cilat kryesisht ndihmojnë fuqinë punëtore që të mos ketë largime masive në sektorin privat. Kompanitë që kanë rreth 30% rënie të fitimeve mund të përfitojnë edhe një pagë minimale për punonjësit e tyre që shkon në shifrën 235 euro. Kjo pagë do të aplikohet në fund të muajit prill për kompanitë që do të dëshmojnë se ka një rënie të qarkullimit të të ardhurave të tyre prej 30%”, u shpreh Ademi.
Në fund, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve dha disa propozime për masat që duhen marrë nga qeveria.
“Ne kemi kërkuar që pako emergjente të jetë së pari me një vlerë rreth 500 milionë euro, së dyti të rishikohet dhe të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës sepse këto mjete nuk janë të parashikuara në buxhet. Duhet të shihen edhe bizneset të cilat nuk janë lejuar të punojnë. Mbi 100 mijë punonjësve të sektorit privat mendohet t’i jepet një pagesë minimale rreth 170 euro. Kjo nuk është e drejtë pasi në sektorin publik punonjësit marrin pagë të plotë 100%, ndryshe nga punonjësit në kompanitë private”, u shpreh Agim Shahini.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.