Presidenti i Këshillit Europian përmbledh 5 pikat kyçe që vulosin të ardhmen e Ballkanit në BE

6 Tetor 2021 | 15:02

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmblodhi në mbyllje të Samitit për Ballkanin Perëndimor 5 shtylla, sipas të cilit përbëjnë fatin e Ballkanit në BE.

  • Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Europian.
  • Lufta kundër korrupsionit si vlerë thelbësore europiane.
  • Vazhdimësia e reformave në shtetet që aderojnë anëtarësimin dhe investimet nga BE.
  • Bashkimi Europian duhet të dakordësojë së brendshmi angazhimin për zgjerim.
  • Një mbrojtje e fortë e Bashkimit Europian në aspektin e influencës globale.

Liderë të vendeve të rajonit dhe krerë të lartë të Bashkimit Europian janë mbledhur ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni.

Samtiti me 27 shtetet anëtare është pjesë e angazhimit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me agjendën strategjike 2019-2024.

Ai pason samitin BE-Ballkan Perëndimor 2018 në Sofje dhe samitin 2020 BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, i cili u mbajt përmes video-konferencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026